Armando Broja tregon ç’i ndodhi para portierit të Spanjës

Armando Broja tregon ç’i ndodhi para portierit të Spanjës

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në Tv Klan, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.
Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.
“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.
Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli, tregon shoku i skuadrë, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajtja direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.
Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur.”, u shpreh Broja.
Në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, Armando Broja hyri në fushë në minutën e 58-të, duke zëvendësuar Rei Manajn
Futbollisti i Kombëtares, Armando Broja ka thënë se është mërzitur pak kur ka mësuar formacionet për ndeshjet përballës Kroacisë dhe Spanjës.
Armando Broja: Sezonin që kam kaluar tani ishte shumë i vështirë dhe kur më thërriti trajneri nuk dija nëse do të isha sulmuesi kryesor apo se çfarë do të ndodhte. Me thënë të drejtën, edhe dy sulmuesit e tjerë, Manaj dhe Daku kanë luajtur më shumë se unë dhe sidomos Manaj ka bërë shumë gola në Turqi dhe ka qenë më në formë se unë. Trajneri u desh të merrte një arsye për të luajtur dhe unë e respektoj atë që thotë trajneri. Dhashë maksimumin kur më thirri ai dhe më futi në lojë.
Golin e kemi bërë shumë shpejt dhe jemi çuditur të gjithë kundër Italisë se goli kishte për të ardhur shumë shpejt. Nuk e kemi bërë atë që duhej të bënim taman dhe kishim vështirë të komunikonim me lojtarët, stadiumi ishte plot me shqiptarë dhe ishim pak, mbrojtja ishte mbrapa, sulmuesit para dhe ndoshta emocionet për ndeshjen e parë kanë qenë. Po të ktheja atë ndeshje pas, do kishte qenë ndryshe. Por tani ka kaluar.
Marina Vjollca: Ndërkohë, në ndeshjen e dytë sigurisht që ti prisje të luaje, çfarë mendove kur mësove formacionin?
Armando Broja: Si çdo lojtar ke për të qenë pak i mërzitur dhe unë isha pak i mërzitur. Unë respektoj gjithmonë vendimet e trajnerit dhe duhet me e përdor atë kur je i mërzitur që me të bërë me nerva në një mënyrë të mirë që me luajtë me mirë dhe me i tregu trajnerit që dua të hyj dhe unë në fushë. E di, nuk më futi me Kroacinë, kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë me Kroacinë si ekip. Kur e pashë ndeshjen mbrapa si mbaroi, kemi pasur shumë mundësi të fitojmë ndeshjen dhe kemi pasur shanse për të bërë gola më shumë se kemi bërë, por doli një rezultat i mirë sepse edhe Kroacia nuk janë një grup i lehtë. Kur doli rezultati 2 me 2 ishte bukur, por prapë donim më shumë se nëse do të kishim 3 pikë, ndeshja me Spanjën kishte qenë më ndryshe.
“Mbaj kokën lart dhe mos i trego askujt që je me nerva”, kjo është këshilla që i kanë dhënë prindërit futbollistit të Kombëtares, Armando Broja kur ka mësuar se do të qëndrojë në stol në ndeshjen kundër Kroacisë.
Marina Vjollca: Cili është njeriu që flet në momentet e tua më të vështira? Për shembull kur nuk ishe në ndeshjen kundër Kroacisë, me kë fole?
Armando Broja: Flas me mamin dhe babin gjithmonë. I kam pasur gjithë kohën pas meje, dhe për mua këtë moment ka qenë i vështirë sepse çdo lojtar ëndërron të luajë në këto turne dhe kam pasur besim që do të luaj. Kur fola me mamin dhe babin, e dinin që isha i mërzitur. Kur fola më thanë që “mbaj kokën lart dhe mos i trego kujt se je me nerva sepse dukesh nëpër fushë kur flet me gjuhën e trupit dhe e reflekton dhe duhet ta mbash tamam”.
Në lidhje me Silvinjon, Broja deklaroi se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe gjatë kohës kur ishte i dëmtuar, kanë qenë gjithmonë në kontakt.
“Me trajnerin Silvinjo gjithmonë kemi qenë mirë. Edhe kur isha iu dëmtuar, erdhi në Angli dhe më foli bashkë me Zabaletën. Kemi pasur komunikim të mirë dhe kemi folu gjithë kohën. Trajneri ka bërë një punë shumë të mirë dhe e ka dërguar Shqipërinë në Europian. Ka bërë të gjithë grupin bashkë. Të gjithë çunat kemi qenë të bashkuar. Kur u futa te grupi, sepse unë shkova në nëntor, u dëmtova prapë. Lojtarët tamam i takova në mars. Ambienti ishte shumë i mirë. Lojtarët shumë të mirë, trajneri po ashtu. Ka bërë një gjë shumë të mirë.”
Broja i dha merita edhe trajnerit Reja, për të cilin deklaroi se i ka dhënë debutimin dhe e afroi në ekipin e parë të Shqipërisë. Gjithashtu ai theksoi, se Reja e ndihmonte edhe kur nuk e aktivizonte, pasi e bënte me nerva dhe donte të tregonte cilësitë.
“Raporti me Rejën? Unë si lojtar kamë pasur shumë trajnerë. Me Rejën, nuk mund të them ndonjë gjë të keqe, sepse më dha debutimin dhe më afroi në Kombëtare. Më ka aktivizuar në disa ndeshje. Kur nuk më fuste të luaja, më bënte më shumë me nerva, jo me të, por me veten, sepse doja të tregoja cilësitë e mia. Konflikt nuk ka pasur.  
Ndaj Anglisë, kisha një problem me këmbën. Takova ekipin në Angli, bëra stërvitje dhe isha mirë, në fund Reja më la jashtë.”, deklaroi Broja.
Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se klube të shumta janë ofruar për ta blerë dhe në fjalët e pakta të Brojës, kuptohet se pritet diçka e madhe.
Sokol Haxhia: Mes Milanit dhe Juventusit zgjidh Juventusin sepse është klub që mund të rritesh me gjithë mend.
Gentian Zenelaj: Shihe more! S’e kam parë ndonjëherë këtë burrë duke buzëqeshur kështu.
Kastriot Çaushi: Unë do të ndikoj që të jetë te Juve. Edhe unë kam pasur një përshtypje, tani zanati im  psikologjia është që ta njoh dhe larg vërtet më është dukur i ndryshëm nga 3 metra larg dhe unë jam në gjendje të lexoj një tip që është i përulur, i dëgjueshëm dhe kuptova thellë- thellë që ka bërë një kompromis të arsyeshëm me trajnerin. Brenda bisedave që kanë bërë me njëri-tjetrin, sqaruese ka mirëkuptuar për t’i lënë atij dhe vetes hapësirë sepse brenda përbrenda një kampionati… Ne e dimë që Broja nuk ka qenë mirë nga ana fizike, jo nga cilësitë e tij. Unë kur e shikoj që është kaq i ri dhe vë në mend që është 22 vjeç, në Itali vërtet i thua ik te Juvja, por 22 vjeç të mbajnë apo s’të mbajnë, pra doja të thosha që është shumë i ri, shumë i fortë, shumë i përkushtuar kështu që unë shikoj vërtet atë çfarë  duket.
Marina Vjollca: Kaçi se do të më shmanget Broja, do të më shmanget. Nuk dua të më thuash Milani, po tërhiqem. Ke ofertë nga Seria A, nga Premier League, nga Bundesliga, vetëm kaq më thuaj, nuk po të kërkoj emrin konkret. Vetëm më thuaj kaq, po ta lë të përgjithshme.
Armando Broja: Po, kam disa klube prej të trijave.
Marina Vjollca: Nga të trija këto që përmenda unë, Seria A, Premier League, Bundesliga ke oferta, kështu që je në momentin që duhet të vendosësh njërën prej  këtyre?
Armando Broja: Po, po shohim.
Por ndërkohë çfarë do të ndodhë me kontratën e tij në Chelsea? Broja shpjegon se mund të vazhdojë të luajë, ndërsa Marina Vjollca përpiqet të kuptojë se për ku synon së tepërmi ylli i kombëtares që sërish tregohet hermetik.
Armando Broja: Mundem, aty kam edhe kontratën, 4-5 vjet aty. Nëse unë vendos të rri aty, mundem.
Marina Vjollca: Më duket sikur zemra ta thotë për Italinë, s’e di pse e kam unë këtë ndjesinë apo jo?
Burimi