Apeli lë në fuqi dënimin me burg, Salianji: Vendimi i parapërgatitur nga Fatmir Xhafaj, beteja do të vijojë

Apeli lë në fuqi dënimin me burg, Salianji: Vendimi i parapërgatitur nga Fatmir Xhafaj, beteja do të vijojë

Me një vendim të cilësuar kryekëput politik nga Ervin Salianji, Gjykata e Apelit ka këtë të Enjte në fuqi verdiktin e shkallës së parë që e dënoi ligjvënësin me 1 vit burgim për kallëzim të rremë.
Në përfundim të seancës, Salianji deklaroi për mediat se ky ishte një vendim politik i parapërgatitur nga Fatmir Xhafaj.
“Siç edhe besoj e ndoqët në seancë gjyqësore, Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të marrë vendimin e falsifikuar për të hapur këtë proces gyqësor për kallëzim të rremë. Për t’i dhënë mundësi Fatmir Xhafajt për të sjellë përmes avokatit të tij vendimmarrjen me vulë të njomë. Vendim i shkruar”,  theksoi deputeti, i cili shtoi se gjykatësit e çështjes janë të lidhur ngushtë me Partinë Socialiste.
“Vendimmarrje e gjykuar nga gjyqtarë që është njësoj sikur të gjykojë një përfaqësues i PS një seksion të PD. Nga të dhënat që kam mbledhur këto ditë, duke qenë se gjyqi u shty, duhet ta dini se njëra prej gjyqtareve është kunata e Belinda Ballukut. Një prej gjyqtarëve të tjerë, një superordiner. Është njeri që në çdo tavolinë thotë do shkoj në Gjykatë të Lartë e për këtë vras njeri, jo më të dënoj një deputet të PD-së. Është një dosje e kopsitur nga fillimi deri në fund. Vendimmmarje politike, dënim politik. Dënim i parë për agjitacion e propagandë në 32 vite”, theksoi.
“Unë nuk kam bërë një betejë për veten, për interesa personale, për të vjedhur, për trafik droge, për të vrarë, por një betejë kundër maskarenjve në këtë vend. Ky është akti i parë, në të ardhmen do keni procese të tjera gjyqësore mamale. Jo babale! Kjo nuk është asgjë. Jam  i nderuar dhe kam një medalje që shndrit në karrierën politike. Do i hyjmë procesit me themel”, deklaroi demokrati.
Salianji paralajmëron ankim të vendimit dhe përtej gjykatave shqiptare, për të cilat tha se janë të kapura politikisht.
“Ky është një vendim që në gjykatat shqiptare nuk ka asnjë gjasë që të ndryshohet. Procedura nuk varet nga unë. Unë do të jem në dispozicion, do të jem këtu. Do të anuloj çdo takim jashtë vendit. Unë do të jem në dispozicion dhe do të vete do ta bëj me qejf ku të duan këta. Do të jem në dispozicion të bandave. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 32 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha Ervin Salianji.
Më herët, Salianji ka shpjeguar me prova se procesi i paprecedentë ndaj tij u ngrit si hakmarrje për akuza publike që çuan në ekstradimin drejt Italisë të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i kërkuar për drogë.
Me këtë vendim të Apelit, tashmë pritet që deputeti të burgoset dhe të humbë mandatin si ligjvënës.
Burimi