Ankohet Açka: Më keni emëruar anëtare të Komisionit të Edukimit pa më pyetur
Deputetja Flutura Açka ka thënë sot në parlament se është emëruar pa dëshirën e saj si anëtare në komisionin e Edukimit.
Gjatë fjalës së saj, Açka tha se ajo ka bërë kërkesë për të dalë nga grupi i PD-së.
”Ju kam nisur një shkresë ku kërkoj të zhbëni një vendim që ka marrë ky komision, në datën 25 korrik, kryetarja e parlamentit ka lexuar një shkresë timen ku kërkoj të dal nga grupi parlamentar i PD. Të nesërmen, unë jam emëruar vendosur, pa u pyetur fare anëtare e komisionit parlamentar për Edukimin. As nuk jam njoftuar dhe të nesërmen e gjen veten në një vendim të parlamenti ku emërohem anëtare e komisionit, por me një shkujdesje, keni harruar integritetin e deputetit. Merrni masa urgjente unë nuk mund të emërohem, do të vendos unë. Shkresa juaj është depozituar dje dhe do ta shqyrtojmë kërkesën tuaj”, tha Açka.
Burimi