Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së

Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për mos të qenë pjesë e Grupi Parlamentar të PD-së.
Në kërkesën depozituar në Parlament, Alibeaj ka kërkuar që të cilësohet si deputet jashtë grupeve parlamentare.
Ndërkohë më 20 Qershor, deputeti demokrat me anë të një postimi në rrjetet sociale deklaroi se nuk do t’i bashkohej grupit të drejtuar nga  Sali Berisha.
“Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, shkruante ndër të tjera Alibeaj.
 
Burimi