“Akuzohet nga Antimafia italiane”, pas kërkesës së PD për Prokurorinë, reagon kryebashkiaku
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka reaguar pasi PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që ta verifikojë.
Kjo kërkesë e PD erdhi pasi Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Marinaj, ndërsa hedh poshtë akuzat, e konsideron këtë një ‘skenar të turpshëm të non gratave’.
“Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t’i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vertetat të dalin në shesh dhe t’i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve”, deklaron kryebashkiaku.
Burimi