Aksion kundër krimit të organizuar në Mitrovicë, 16 të arrestuar

Aksion kundër krimit të organizuar në Mitrovicë, 16 të arrestuar

Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se në këtë aksion janë arrestuar 16 persona. Preteni gjithashtu njoftoi se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kontrollit në këto lokacione janë gjetur armë e municion, tregojnë nga prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Informim në PK.

“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente