
Aksident tragjik, përplaset për vdekje një këmbësor në autostradën Thumanë-Laç
👁920
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme, në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi