Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)
👁909
Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën e Frosinones në Itali, ku siç raportojnë këtë të enjte mediat vendase, një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, ndërsa një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si Lulzim Buci.
Sipas hetimeve paraprake, ndërsa punëtorët po punonin, struktura e betonit të çatisë u shemb. Dy punëtorët, Buci dhe 31-vjeçari u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 6 metrash.
Fatkeqësisht 53-vjeçari humbi jetën, ndërsa i riu, origjina e të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Policia italiane po kryen hetime për të zbardhur shkaqet e shembjes së strukturës së betonit.
Burimi