Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet 1 i vdekur dhe 14 të lënduar

Aksident i rëndë në Prishtinë, raportohet 1 i vdekur dhe 14 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar.
Mediat kosovare shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe makinë.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në njoftim.
Burimi