
Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (Emri)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.
Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi me targa TAX-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.
Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Sipas një video të publikuar nga protothema.gr, makina në të cilën vajza dhe dy miq të saj lëviznin, duken teksa po udhëtonin me shpejtësi të lartë dhe se nuk kanë ngadalësuar shpejtësinë në semaforin e kuq.
Pasi kanë kaluar me shpejtësi, makina e tyre ka goditur me taksinë, e cila po lëvizte normalisht në drejtim të Petroupolit.
Forca e përplasjes ka qenë aq e fortë, saqë taksia ka ndalur në bordurë, ndërsa makina është ngjitur në një shtyllë. Videot nga kamerat e sigurisë në dyqanet e zonës konfirmojnë se taksia kishte përparësi, pasi shoferi i saj kishte një dritë jeshile.
Burimi