Aferat në Bashkinë e Tiranës, lihen në burg drejtorët e Veliajt. Në fuqi dhe sekuestro e pasurive

Aferat në Bashkinë e Tiranës, lihen në burg drejtorët e Veliajt. Në fuqi dhe sekuestro e pasurive

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sekuestr së pasurive të drejtorëve të Erion Veliajt, të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”. Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi po ashtu të lërë në fuqi vijimin e masave të sigurisë arrest në burg për Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen, duke rrëzuar kërkesat e të akuzuarve për liri.
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sekuestron e një trualli 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m² dhe një tjetër truall me sipërfaqe 51.3 m², të dyja në rrugën “Tefta Tashko”, në emër të familjare të Redi Mollës, Selim Molla dhe Ollga Molla.
Sa i përket pasurive të drejtorit tjetër, Mariglen Qato, është lënë në fuqi sekuestro e një apartamenti me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², dhe 2 parkime nga 42 m², dhe për një tjetër apartament me sipërfaqe 86.4 m², të dy në emër të Sanie Qatos.
Po ashtu, në sekuestro SPAK ka vënë më 9 korrik edhe kompaninë ‘5D Konstruksion’ si dhe kompaninë ‘Restur’ dhe asetet të saj, konkretisht 24% të aksioneve në kompaninë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Kompania “5D Konstruksion” sh.p.k, figuron me administrator dhe pronar 100% Nestor Muhamellarin, por që sipas SPAK, zotërohet nga ish drejtorët Molla e Qato.
Burimi