Adriatik Lapaj: Ja pse vendosa babanë të parin në listën e mbyllur të Beratit

Adriatik Lapaj: Ja pse vendosa babanë të parin në listën e mbyllur të Beratit

Adriatik Lapaj, përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar arsyen pse vendosi babanë e tij Ferman Lapaj, si kandidatin për deputet në listën e mbyllur, duke kryesuar në qarkun e Beratit.
Sipas Lapajt, listat e mbyllura të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet” janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë emrat kryesorë si vetë ai, por edhe Endri Shabani e Pano Soko.
“Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili. Ecim”, sqaron më tej Adriatik Lapaj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente