
Abissnet Superiore: “Paqe” në 3 takimet e sotme, gara për mbijetesë bëhet më e fortë se kurrë
👁5008
Janë luajtur sot 3 ndeshjet e mbetura për javën e 30-të të Abissnet Superiore. Në orën 15:00, në “Adush Muça”, Bylis priti Laçin, në një ndeshje pa shumë emocione. Rezultati përfundimtar 0-0.
Në orën 18:00 në “Elbasan Arena”, Elbasani u përballë me Dinamon. “Blutë” kaluan të parët në avantazh me golin e Karamba në minutën e 38-të. Në minutën e 72-të, i zakonshmi Emiliano Musta barazon shifrat 1-1, pas golit të shënuar me kokë gjatë goditjes së këndit. Rezultati përfundimtar 1-1.
Në sfidën tjetër të luajtur në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Më poshtë po iu njohim me rezultatet e plota të javës së 30-të dhe klasifikimin.
Burimi