A do të kandidojë djali i Belerit në Himarë? Çfarë thotë përfaqësuesi i PD-së

A do të kandidojë djali i Belerit në Himarë? Çfarë thotë përfaqësuesi i PD-së

Përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli, i pyetur për mundësinë e kandidimit të djalit të Fredi Belerit në Himarë u shpreh se janë disa emra që diskutohen. Ai tha se si në rastin e Fredi Belerit, edhe në këtë rast mund të funksionojë kjo formë.
“Janë disa emra që diskutohen. Për shkak se partia propozuaese është PBDNJ-ja në rastin e Fredi Belerit, edhe në katë rast mund të funksionojë në këtë formë, cilindo që të jetë kandidati do ta mbështesim dhe ju garantoj që ekipi që do të drejtojë fushatën, jo vetëm që do të jetë brilant, por do të jetë ekip pa njolla korrupsioni, por edhe të paperceptuar si i korruptuar_tha Dhuli.
I pyetur për kandidimin e një minoritari si Vangjel Tavo në Himarë nga ana e PS-së
“Ne Rama na ka bërë një nder për shkak se kandidatin e përcaktuar grek. Rama ka grisur dhe ia ka hedhur turinjve të gjithë atyre që Bashkinë Himarë na e qasën për një vit e kusur si problem shqiptaro-grek. Nuk është kurrë Bashkia Himarë problem shqiptaro-grek. Kjo tregon se ai këtë e quan bashki minoritare”.
 
 
Burimi