5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që i mori jetën 51 njerëzve

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit që i mori jetën 51 njerëzve

Sot janë bërë pesë vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave, dukë lënë me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.
Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.
Dy nga zonat më të goditura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019-të shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kanë kaluar 5 vite nga tërmeti i tmerrshëm ku humbën jetën 51 persona por loja e bonuseve të qerasë vazhdon të luhet në mënyrën më të dhimbshme sa herë që afrohen zgjedhjet.
Reagimi
Tërmeti i datës 26.11.2019 zgjati të paktën 50 sekonda dhe lëkundjet u ndjen në Durrës, Thumanë,  Tiranë  e një sërë qytetesh të tjera.
Sot kanë kaluar plot 5 vite  nga tërmeti i tmerrshëm  prej të cilit në total 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën.
Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Qindra qytetarë humbën shtëpitë e tyre, duke u vendosur në çadra e kontejnerë.
Loja e bonuseve të qirasë vazhdon  ende të  luhet në mënyrën me të dhimbshme sa herë që afrohen zgjedhjet. Qindra të tjerë vazhdojnë të enden në mënyrë të pashpresë dhe pa një zgjidhje.
Është  e turpshme sesi është luajtur dhe luhet  me jetët e këtyre njerëzve dhe sot 5 vite pas këtij tërmeti të frikshëm dhe drithërues.
Burimi