
30-vjeçarja humb jetën ndërsa po transportohej me ambulancë drejt Gjirokastrës, nisin hetimet
👁1023
Një 30-vjeçare ka humbur jetën mesditën e së hënës, gjatë transportimit me autoambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Burimi