20-vjeçari përplas për vdekje 60-vjeçaren

20-vjeçari përplas për vdekje 60-vjeçaren

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin E.B., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në fshatin Gegë, Kuçovë, duke drejtuar mjetin, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.Gj., 60 vjeçe, banuese në fshatin Gegë, Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Stacioni i Policisë Dimal, arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 37 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Shkatërrim i rrugëve”, pasi ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer punime me mjete të tonazhit të rëndë, duke dëmtuar rrugën ekzistuese dhe fondin pyjor.
Komisariati i Policisë Kuçovë, arrestoi në flagrancë shtetasin Z. S., 45 vjeç dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Gj., 33 vjeçe, të dy banues në Kuçovë, pasi gjatë natës kanë hyrë në një lokal në fshatin Tapi, Kuçovë, dhe kanë marrë një shumë lekësh.
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 58 vjeç dhe A. A., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë dhënë deklarime të rremë, para oficerëve të policisë gjyqësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Burimi