Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë e antikitetit të vonë

Gërmime arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë e antikitetit të vonë

Pamje nga kalaja GJIROKASTËR- Gërmimet arkeologjike që po bëhen në kalanë e Gjirokastrës kanë zbuluar një thesar të vërtetë! Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.). Ka qenë kryeministri Edi Rama, ai që ka ndarë i pari pamjet nga gërmimet duke zbuluar edhe detaje. Sipas asaj që bën me dije kreu i qeverisë, punimet kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij. Po ashtu, janë zbuluar objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë. Sipas kryeministrit, gërmimet do të vijojnë...