Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Gërdeci’/ Mediu: Zyrtarë të lartë të Forcave të Armatosura nuk kanë zbatuar detyrimet
👁8625
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për dosjen e masakrës së Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kundërshtuar sërish përgjigjet e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak. Mediu deklaroi se trajtimi i municioneve nuk ka qenë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e ministrit, por një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura (FA). Ish-ministri pretendon se kompania SAC nuk kishte përmbushur të gjitha detyrimet që i takonin dhe se mbikëqyrja e punës së SAC ishte në përgjegjësi të Forcave të Armatosura dhe se zyrtarët e tyre kishin qenë të pranishëm në Gërdec. Fatmir Mediu: Trajtimi i municionit ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe...