Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari Armand Shkullaku ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në Shqipëri, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u përgjigjet protestave të studentëve dhe qytetarëve me forcën e aparatit shtetëror. Shkullaku deklaroi se, sipas tij, kryeministri nuk po kërkon një zgjidhje politike për krizën, por po mbështetet te policia për të ruajtur pushtetin. “Ky njeri po reziston ndaj kryengritjes me forcën dhe dhunën e aparatit shtetëror, të cilin e ka bërë personal”, u shpreh gazetari. Ai akuzoi Ramën se po përdor paratë publike për të shpërblyer efektivët që, sipas tij, ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve, ndërsa theksoi se kjo mënyrë reagimi rrezikon të prodhojë pasoja shumë më të rënda se përplasjet e deritanishme. “Pra, të gjithë ata që shikojnë në rrugë, nuk janë më...