Gazetari Aleksandër Marku nderohet me çmimin e rëndësishëm në Greqi!

Gazetari Aleksandër Marku nderohet me çmimin e rëndësishëm në Greqi!

Gazetari i njohur dhe korrespondent i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, është nderuar me çmimin e 39-të të Çmimeve të Gazetarisë dhe Nderit të “Fondacionit për promovimin e gazetarisë” Athanasios V. “Botsi”. Ai është nderuar me çmimin “GEORGOS KARAGIANNIS” PËR GAZETARINË DHE TEKNOLOGJINË” 2024-2025 sponsorizuar nga Instituti europian i komunikacionit për “Përdorimin e teknologjive audiovizive kombinuar me gazetarinë cilësore për promovimin e fqinjësisë së mirë transballkanike”. Po ashtu ai ka qenë edhe anëtarë i ekipit të emisionit “Perimetri” që mori çmimin special për pushtetin lokal sponsorizuar nga komuna e Athinës. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv