Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin, Dumani: SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, duhet…

Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin, Dumani: SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, duhet…

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot në parlament Kuvendi për luftën kundër korrupsionit.
Ai tha se SPAK ka shtuar hetimet për çështje korruptive qofshin këto për organizata kriminale apo përfaqësues të ndryshëm të pushtetit ekzekutiv, anëtarëve të kuvendit, gjyqëtarë, avokatë, funksionarë të policisë së shtetit dhe kryetarë apo ish-kryetarë bashkish.
Dumani tha se SPAK ka marrë informacione për raste korruptive nga media, shoqëria civile dhe politika.
“Sa i takon luftës  kundër korrupsionit SPAK ka ushtruar ndjekjen penale ndaj përfaqësuesve të ndryshme të pushtetit ekzekutiv, anëtarëve të kuvendit gjithashtu edhe të pushtetit gjyqësor, avokatë, funksionarë të policisë së shtetit dhe kryetarë apo ish- kryetarë bashkish”.
“Kemi bërë të mundur të godasim organizata kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Sa i takon çështjeve me natyre korruptive SPAK ka ushtruar hetimet. Prokuroria e Posaçme  marrë informacion nga vepra të ndryshme penale nga media, apo nga shoqëria civile apo qoftë edhe nga politika me denoncimet e bëra.
i.b ./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente