Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Kryesia e PS zgjedh kandidat Vangjel Tavon
Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës.
Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.
Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
j.l./ dita
Burimi