Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, opozita cakton si kandidat Petro Gjikurian

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, opozita cakton si kandidat Petro Gjikurian

Petro Gjikuria është caktuar si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit për Bashkinë e Himarës. Kështu, Petro Beleri, djali i Fredi Belerit nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Himarës ndonëse emri i tij ka qenë i lakuar si kandidat i mundshëm i opozitës. Nga ana tjetër mësohet se Gjikuria është edhe sipërmarrës i madh në Dhërmi.
Të hënën kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës. Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtësi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
i.b./dita
Burimi