Zbardhet ngjarja në Sarandë: Humbi jetën pasi tentoi të dëmtonte konkurentët
Është zbardhur shpërthimi i ndodhur më 24 qershor në Sarandë, ku si pasojë humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj. Sipas njoftimit të policisë, Nelaj bashkë me shokun e tij kishin planifikuar dhe ishin nisur të vinin eksploziv në një anije që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Gjatë tranportimit të eksplozivit për te anija me gomone, lënda plasëse ka shpërthyer gabimisht, duke lënë kështu të vdekur Nelajn. Ndërkohë po ashtu mësohet se është Erdion Muho, miku i viktimës është vënë në pranga.
NJOFTIMI I POLICISË:
Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N.
Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.
Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
i.b./dita
Burimi