VIDEO – Tedi Blushi i kërkon cigare njeriut që kallëzoi në SPAK çiftin Meta
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak Halit Valteri e bëri dje për ujë të ftohtë dhe cigare Tedi Blushin pas një debati mes palëve jashtë mikrofonit.
Ndërsa Genc Gjokutaj dhe Tedi Blushin po përpiqeshin të bënin interesantin me qëndrimet dhe bisedat e tyre, në një moment Halit Valteri u tha në sy të disa kolegëve që “ju kot mundoheni se jeni përfaqësues të atij bq që la gruan nga frika”.
As Gjokutaj dhe as Blushi nuk guxuan ta komentonin batutën e Valterit dhe për momentin ra heshtja.
Për më tepër që Halit Valteri është dhe personi që kallëzoi në SPAK familjen Meta dhe veprimet e tyre financiare të lobimit, pronave dhe ndërhyrjeve estetike.
Më pas Blushi i turbulluar dhe i pafuqishëm për të bërë diçka shkoi me bishtin ndër shalë te Valteri dhe i kërkoi një cigare.
Këtë moment ju ftojmë ta ndiqni dhe në videon më poshtë.
Burimi