VIDEO: Spanja është finalistja e parë e Europianit, largohet Franca

VIDEO: Spanja është finalistja e parë e Europianit, largohet Franca

Spanja është finalistja e pare e Europianit pasi muni në gjysmëfinalen e Mynihut Francën e yjeve të mëdhej. Pas një fillimi të vrrullshëm të kësaj ndeshjeje nga Spanjës, ishte Franca ajo që kaloi në avantazh në minutën e 9-të. Asist i Mbappe dhe godija e Kolo Muani. Ishte ky moment kur francezët morën frenat e lojës dhe mund të shënon edhe më tepër nëse do të ishin më të kujdesshëm.

Por ishte perla e Lamin Yamal që befasoi nga Meignan deri tek të gjtihë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm. Një goditje me 102 km/h nga 22 metra shkon në rrjetë dhe con shifrat e takimit në 1-1.

Por brenda 4 minutave Spanja e sheh veten në avantazh, një goditje e Olmos devijohet në portë nga mrojtësi Kounde i Francës dhe iberikët marrin kryesimin e takimit duke mbyllur me këto shifra 2-1 45 minutat e para mjaft intensive dhe me shumë emocione e raste.

Në pjesën e dytë ishte vetëm Franca thuajse në fushë, me shumë volum loje por pak raste drejt portës së Unai Simon duke mos rrezikuar dhe si rrjedhojë duke mos ndryshuar dot rezultatin e pjesës së pare, që çon në kshu Spanjën në finale e madhe të 14  korrikut, ndërkohë që Franca e bujshme rezultoi një fluskë në këtë Europian duke mos u ngritur asnjëherë në nivelin e pritshmërive. Tashmë Spanja do të presë mbrëmjen e së mërkurës kur do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës për të mësuar se me cilën prej tyre do ta diskutojë trofeun e këtij Europiani.
 
j.l./ dita
Burimi