
VIDEO: E kapën pranë stolit të Shqipërisë, momenti kur tifozi kuqezi futet në fushë
👁2227
Ashtu si ndaj Italisë, një tjetër tifoz shqiptar u fut në fushë, kësaj radhe në sfidën me Spanjën.
Në minutat e fundit të takimit, tifozi i vogël, i veshur kuqezi, i cili mbante në kokë një qeleshe, arriti t’i shpëtonte sigurimit dhe u fut në fushën e lojës, duke dhuruar “show” për disa momente.
Tifozi u kap nga forcat e sigurisë pranë stolit të Shqipërisë, teksa u shoqërua më pas jashtë rrethimit të brendshëm.
Për më tepër shikoni pamjet:
j.l./ dita
Burimi