Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës më 30 shtator

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës më 30 shtator

Vangjel Tavo do të betohet më 30 shtator si kryebashkiak i Himarës. Tavo fitoi zgjedhjet kundër kandidatit të Opozitës Petro Gjikurisë më datë 4 gusht.
Pas votimeve më 4 gusht, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Himarës, për shkak të parregullsive të rënda në procesin zgjedhor në të gjithë 36 qendrat e votimit.
Koalicioni dorëzoi pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore ku kundërshton vendimin, ku shpallet fitues kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo me 5022 vota (58.6%), përballë kandidatit opozitar Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota (41.4%).
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës. Vendimi erdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
 
j.l./ dita
Burimi