Tërmeti i dytë brenda 24 orëve në Greqi

Tërmeti i dytë brenda 24 orëve në Greqi

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 4.7 Rihter ka tronditur perëndim të Greqisë këtë të dielë.
Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 12 km në jugperëndim të Andravidës.
Tërmeti është ndjerë veçanërisht nga banorët e Kyllini, të cilët e kanë ndjerë fort edhe në plazh, ndërsa sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook ka sqaruar se do të ketë një sekuencë të mundshme postsizmike.
Kujtohet se një tërmet me magnitudë 4.9 u regjistrua në të njëjtën zonë pasditen e së shtunës, konkretisht midis Kyllini dhe Zakynthos.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 17 kilometra në jug jugperëndim të Kyllini.
i.b/dita
Burimi