Tensione te sheshi “Willson”, Blushi ngjitet mbi automjetin ujëhedhës të policisë, Nallbati varet nga pas
👁850
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hipur mbi autobot, me qëllim që ta bllokojë atë.
Incidenti ka ndodhur në sheshin Wilson. Po ashtu ia ka ftuar protestuesit që t’i bashkohen dhe të hipin mbi autobot.
Kujtojmë se pak më parë autobotet hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit.
Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
i.b./dita
Burimi