Skandali në Onkologjik, Rama: Do angazhojmë menaxherë të huaj në QSUT
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me shefat e Qendrës Universitare Spitalore Nënë Tereza, ku u ndal tek skandali i Onkologjikut.
Rama e cilësoi kriminale veprimtarinë e mjekëve që përfitonin nga të sëmurët me kancer në këtë qendër shënetësore.
Shefi i qeverisë theksoi se shumë shpejt një grup menaxherës të huaj do të asistojë drejtuesit e QSUT që të aplikojnë autonominë spitalore, ku mjekët do të paguhen në bazë të performancës dhe jo me një sistem të njëjtë pagash.
“Duhet të ndërtojmë një sistem autonomie spitalore që i garanton të gjithë mjekëve profesionistë që mund të shpërblehen përtej sistemeve të tavaneve të pagave të njëjta, në bazë të përformancës së tyre. Ne do të angazhojmë shumë shpejt dhe një rrjet menaxherësh të huaj të strukturave spitalore publike, për të asistuar drejtuesen e re të QSUT dhe drejtuesve të tjerë të kësaj qëndre, në mënyrë që të garantojmë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të shumëpritur dhe të domosdoshëm të autonomisë spitalore, që kjo qendër duhet ta ketë. Kjo do t’i japë kësaj qendre të gjithë fleksibilitetin për t’i shpërblyer profesionistët e vetë sipas meritës dhe jo më me ato tavanet e njëjta. Jam këtu sot për të thënë që veprimtaria e atij grupi keqbërësish nuk e hedh poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor në një sistem shërbimesh funksionale”, tha Rama.
j.l./ dita
Burimi