Sekretariati i Etikës përjashton me 40 ditë deri në 2 muaj 24 deputetët e PD-së
Pas tre orësh mbledhje të Sekretariatit të Etikës në Kuvend, është marrë vendimi për përjasjtimin e deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati nga seancat plenare për 60 ditë.
Ndërsa deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë. Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat.
Vendimi u mor pasi u shqyrtuan pamjet e kamerave të incidentit të ndodhur në seancën e fundit parlamentare, ku deputetët e PD-së dogjën karriget si dhe tentuan të qëllonin kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Edhe mbledhja e sotme e Sekretariatit të Etikës është zhvilluar mes debateve të forta duke çuar në ndërprerjen e saj disa herë.
Lista e deputetëve të përjashtuar:
1.Gazment Bardhi2.Flamur Noka3.Bledion Nallbati4.Edi Paloka5.Saimir Korreshi6.Lefter Gështenja7.Luan Baçi8.Agron Gjekmarkaj9.Dhurata Çupi10.Xhelal Mziu11.Ina Zhupa12.Zheni Gjergji13.Helidon Bushati14.Lindita Metaliaj15.Ramadan Lika16.Asllan Dogjani17.Qani Xhafa18.Flamur Hoxha19.Isuf Çela20.Kastriot Piroli21.Lodovik Hasani22.Kasem Mahmutaj23.Edmond Spaho24.Dashnor Sula
Vendimi i plotë:
Burimi