Rama mbledh sot krerët e bashkive të vendit, çfarë pritet të diskutohet
👁4682
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit.
Sipas raportimeve, në fokus të diskutimeve do të jenë çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mirë, si dhe ecuria e sezonit turistik.
Pas kësaj mbledhje, Rama pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.
Në takim me kreun e qeverisë do të jenë dhe kryebashkiakët e djathtë.
j.l./ dita
Burimi