Policia merr në pyetje të miturin e dytë në ngjarjen ku u vra 14-vjeçari
👁1356
Policia ka marrë në pyetje edhe të miturin me iniciale K.B. pas pretendimeve të babait të Luis M, i plagosur në ngjarjen ku humbi jetën Martin Cani.
I mituri para hetuesve ka pranuar që ka qenë pjesë e konfliktit.
Pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.
Policia po kryen verifikimet sa i përket ngjarjes dhe përfshirjes së personave në këtë konflikt.
I mituri Martin Cani u vra me thikë pranë shkollë Fan Noli, 1 javë më parë nga 14-vjeçari M.L, pas një konflikti verbal që të miturit, të dy nxënës të shkollës në fjalë kishin pasur më herët.
i.b./dita
Burimi