Nuk u lejua të betohej si kryebashkiak i Himarës, Beleri ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u lejua të betohej si kryebashkiak i Himarës, Beleri ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

Eurodeputeti, Fredi Beleri pas daljes nga burgu dhe pas nisjes së punës në Parlamentin Europian ka vendosur të mos i ndahet procedurave për vendimet e marra për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës. Mësohet se ai ka depozituar sot një tjetër ankimim në lidhje me mosbetimin e tij si kryebashkiak ndërsa humbi postin përshkak të afatit që parashikon ligji.
Kërkesën e parë për lejen për tu betuar Gjyjata Kushtetuse e rrëzoi me arsyetimin që duhej të mbaronte gjithë shkallët e gjykimit. Tashmë që kanë mbaruar gjithë shkallet e gjykimit Beleri ka vijuar me procedurat për ankimin ndaj Aktit të Drejtorisë së burgjeve që nuk i dha leje për betimin. Pas ankimimit të Belerit pritet të shihet sesi do të reagojë Gjykata Kushtetuese.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit më 2 shtator.
DOKUMENTI (KLIKO)
 
j.l./ dita
Burimi