Manja vlerëson punën e SPAK: Ka “goditur” ish-presidentë dhe ish-kryeministra
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.
Ndër të tjerë mbajti fjalën e tij edhe minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili vlerësoi punën e SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësië për të luftuar korrupsionin.
Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe në perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.
Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut.
Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës.
Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit.’
i.b./dita
Burimi