![Ligji i luftës, PS dhe PD arrijnë dakordësi për rezolutën ndaj Greqisë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/ligji-i-luftes-ps-dhe-pd-arrijne-dakordesi-per-rezoluten-ndaj-greqise_668d25bbe7344.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Ligji i luftës, PS dhe PD arrijnë dakordësi për rezolutën ndaj Greqisë
👁1517
PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës. Grupi parlamentar i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) “Drejtësi dhe Integrim” në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar që Shqipëria dhe Greqia të nisin iniciativën për shfuqizimin e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë, ligji i miratuar nga shteti grek para 84 vitesh.
Projektligji është paraqitur nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili prej kohësh ka deklaruar se ky ligj është absurd. Konferenca e Kryetarëve e diskutoi sot këtë çështje për ta futur në rendin e ditën në seancën plenare të ditës së enjte.
j.l./ dita
Burimi