Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë mendimin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës
Kuvendi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qëllim kërkimin e një opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Në shkresë thuhet se Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim keshillimor nga ana e Komisionit te Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmerinë e këtyre parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e një te pestës së deputeteve te Kuvendit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
“E shohim të nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias, ne lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit te deputetit.
Duke pasur në konsiderate, proceset e mëparshme kushtetuese, që kanë përfunduar me vendimet nr. 1, date 23.1.2023 dhe nr.2, date 23.1.2023 et Gjykatës Kushtetuese, raportin e këtyre vendimeve me vendimet nr.44, date 7.10.2011, nr. 7, date 24.02.2016, nr.32, date 3.6.2016, nr. 72, date 7.12.2016 të Gjykatës Kushtetuese, si edhe të vendimit nr. 93, date 17.05.2016, të Kolegjit ët Gjykatës Kushtetuese, rezulton që të jetë krijuar një situatë e paqartë juridike në lidhje me mënyrën si duhet të sillen deputetet e Kuvendit te Shipërisë, kur ndodhen përpara mocionit që mund të paraqiten nga Kryetari i Kuvendit apo nje grup deputetësh, prej jo më pak se 1/10 e të gjithë deputetëve”,-thuhet në shkresën që Kuvendi i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese.
i.b/dita
Burimi