Komisioni Hetimor për TIMS, debate në mbledhje, deputetja largohet nga salla
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS.
Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji e nisi mbledhjen duke thënë se deri tani mazhoranca ka penguar transparencën duke mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura.
Salianji tha më tej se nga mbledhjet e zhvilluara me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të rimerren në pyetje dëshmitarët.
“Çdo mbledhje që duhet të sillte transparencë e dritë në errësirë, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme duke shkelur ligjin, edhe sipas vendimit të gjykatës tashmë. Më vjen mirë që rrini me kokë të ulur, sepse shumicën i keni që vjedhin e rrinë me kokë lart. Mbledhjet e bëra me dyer të mbyllura duhet të zbardhen procesverbalet ose të ripyeten dëshmitarët”, tha ai.
Në mbledhje nuk kanë munguar edhe debatet mes socialistëve dhe opozitës.
Shkak i debatit ishte radha e anëtarëve të Komisionit për të mbajtur fjalën në seancë.
Deputetja e PS pas debatit është larguar nga salla, ndërsa më pas mbledhja u ndërpre për të rinisur pas 5 minutash.
Pjesë nga debati:
Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.
Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë.
Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën.
(Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla.)
Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan.
Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.
Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.
Gogu: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen.
Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë.
j.l./ dita
Burimi