Kandidati i PS për zgjedhjet, Vangjel Tavo ndryshon gjendjen civile, bëhet banor i Himarës
Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo prej më shumë se një muaji ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në Himarë.
Sipas postimit të një faqeje “Disidentët” në Facebook, thuhet se Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me sipërfaqe 276.7 m2, të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.
“Ndërsa ende nuk ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, që prej ardhjes në Vlorë, synimi i vetëm ka qenë bashkia e Himarës“, thuhet në postim.
Postimi i plotë:
Që prej datës 3 Prill 2024, Vangjel Tavo ka ndryshuar gjendjen civile duke u zhvendosur si banor në fshatin Gjilekë, Himarë.Tavo ka regjistruar si adresë banimi një shtëpi me truall 276.7 m2 të cilën e ka në emër të bashkëshortes Suela Popa.
Pra, bashkëshortja rezulton pronare e kësaj banese.
Tavo ende nuk e ka dorëzuar detyrën e prefektit të Qarkut, ndërsa që prej ardhjes në Vlorë, synimi dhe qëllimi ka qenë një dhe i vetëm: Bashkia Himarë!
j.l./ dita
Burimi