HISTORIKE: Lara Colturi për herë të parë në podium, menjëherë pas numrit 1 të botës

HISTORIKE: Lara Colturi për herë të parë në podium, menjëherë pas numrit 1 të botës

Për herë të parë në historinë e saj të shkurtër, por shumë të suksesshme, Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive arrin të ngjitet në podiumin e tre më të mirëve. Skiatorja e KS Tirana u rendit e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin.

Historike për Shqipërinë pasi kjo është hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra.
Kjo ndodhi falë Lara Colturit, në etapën e 3-të të Kupës së Botës.
Vetëm 18 vjeç mbushi pak ditë më parë dhe sot Lara Colturi nuk është më një fenomen, por është një kërcënim për emrat më të mëdhenj në botën e skive femërore.
Sportistja e re e sponzorizuar nga Bashkia e Tiranës e klasifikon kështu Shqipërinë në garën e luksit të një sporti që vërtetë nuk e kemi traditë, por na ka futur në garë me gjigantët Botëror, si Amerika, Zvicra, Suedia, Norvegjia dhe shumë vende të tjera të këtij niveli.
“Super lajm! 🇦🇱⛷️ Skiatorja e KS Tirana 🤍💙, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. ⛷️ Për herë të parë, flamuri shqiptar 🇦🇱 do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

j.l./ dita
Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *