Flamur Noka letër Bashës: Z. Deputet mos harxho paratë e PD-së!
👁1081
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë asetet dhe simbolet e PD.
Kërkesa vjen pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.
Noka paralajmëron se nëse Basha vazhdon t’i përdorë, do të bëhet kallëzim në organet përkatëse, SPAK dhe Prokuroria e Tiranës.
“Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi”, – shkruan Noka në letrën drejtuar Bashës.
i.b/dita
Burimi