Ekskluzive/ Sapo shkarkoi trajnerin, ja skuadra që po pret nënshkrimin me Sylvinho
Shqipëria e mbylli në grupe rrugëtimin e saj në kampionatin evropian, ndërsa zyrtarisht është dhe fundi i kontratës së trajnerit Sylvinho, me këtë të fundit që ende nuk ka rinovuar për 2 vite të tjera, edhe pse FSHF ia ka ofruar këtë mundësi në tavolinë.
Braziliani është nën orbitën e disa ekipeve, ndërsa gazetari Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht për Euronews Albania se Estoril Praia është skuadra që po negocion për të bindur 50-vjeçarin.
Ekipi që e mbylli sezonin në vendin e 13 ka shprehur interes për Sylvinhon, madje ka gati dhe kushtet për të bindur ish-futbollistin e Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt. Në orët në vijim pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nëse transferimi do të kryhet apo jo, pork a gjasa që tekniku të gjejë gjuhë ne përbashkët edhe me FSHF.
Burime nga liga portugeze bëjnë me dije se negociatat mes palëve janë zhvilluar, por nuk konfirmohet nëse është arritur akord paraprak apo jo, por eliminimi i kuqezinjve nga evropiani, ka sjellë menjëherë shkarkimin e trajnerit të Estoril Praia, 40-vjeçarit Vasco Seabra. Këto lëvizje shtojnë edhe më tepër dyshimet se Sylvinho në ditët në vijim do t’i bashkohet “kanarinave”.
Burimi