E zhdukur prej 5 ditësh, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare në Greqi
👁2174
23-vjeçarja shqiptare, Artiola Meksi është gjetur 5 ditë pasi u raportua e humbur në Greqi. Sipas policisë e reja kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.
Sipas një komunikate të “Buzëqeshjes së Fëmijës”, 23-vjeçarja Artiola Meksi është gjetur e shëndoshë, duke i dhënë fund ankthit të njerëzve të saj që e kërkonin. Me ndihmën e një qytetareje të sensibilizuar, e reja ka arritur të kontaktojë me të afërmit e saj dhe të kthehet e sigurt pranë familjes.
i.b./dita
Burimi