Dorëzohen 789 tituj pronësie të shtëpive të trashëguara, Rama nga Dhërmiu: Bëni aplikimin!
Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu ku u dorëzuan 789 tituj pronësie të shtëpive të trashëguara, u ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen për të marrë pronat e tyre.
Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë kalvari i gjatë ka përfunduar dhe se për të marrë shtëpitë e trashëguara duhet është thjesht çështje regjistrimi dhe dorëzimi i certifikatës.
“E gjtihë marrëdhënia e titujve të pronësisë ka qenë shumë e komplikuar, në gjuhën teknike bëhet fjalë për vendosjen në hartë të pronave dhe nga ana tjetër vendosjen edhe të shtëpive që të përputhje vendndodhja reale me atë në kadastër, që të mos ketë konflikte.
Ajo që ka ngatërruar këtë pjesë është ajo që ka ndodhur në shumë vite, duke filluar nga ’90 kur është bërë shumë zullum me letrat, AMT-t, certifikatat, janë gjendur tre pronarë për një pronë. Në mënyrë të rëndomtë një copë tokë bëhet burim konflikti sepse ka pretendentë të ndryshëm që tregojnë letrat. Kjo vjen si rezultat i veprimeve i qëllim kësaj, por edhe sepse nuk është bërë baza e punës, që më në fund e kemi bërë, që prona e secilit të vendoset ne vendin e vet. Janë të dyja anët e medaljes, Ky kalvar i gjatë për të regjistruar shtëpitë e trashëguara ka përfunduar dhe është thjesht çështje regjistrimi dhe dorëzimi i certifikatë.
Sot janë 789 certifikata, në të gjithë Qarkun e Vlorës është një numër mbi 4 mijë, me këto të sotmet që një pjesë do i shpërndajmë këtu dhe e bëjmë për të sensibilizuar të tjetër për të aplikuar sepse një pjesë janë jashtë dhe procesin e aplikimit e kanë të vështirë ta bëjnë e kuptojmë, arrijmë të përmbyllim 1/3 e punës. Pjesa tjetër, do ta përmbyllim deri në fund të tetorit. E rëndësishme është që njerëzit duhet të aplikojnë, është bërë asistencë prej shumë prej jush për aplikim.
E gjithë ana teknike ka përfunduar, është thjesht regjistrimi, vendosja në hartë e pronës dhe dhënia e certifikatës.
Ju bëj thirrje të gjithëve, por edhe ju lutem edhe juve, ti thoni që të bëjnë aplikimin. Është i rëndësishëm”, tha Rama.
j.l./ dita
Burimi