
Dje kreu ndërhyrje kirurgjikale në QSUT, Rama del nga spitali
Pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dje në QSUT për ‘hernie inguinale’, mësohet se kryeministri Edi Rama ka dalë paraditen e sotme nga spitali.
Ndërhyrja u krye nga të njëjtët mjekë të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur Rama hoqi apendesitin.
Grupi drejtohej nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, por ku morën pjesë dhe mjekët e tjerë si kirurgu Arben Beqiri, shefi i anestezi-reanimacionit Krenar Lila, kirurgu Dritan Rahovica dhe anestezist Saimir Kuçi.
Rama e kishte paralajmëruar më herët se do të kryente ndërhyrje, kur mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda QSUT-së.
“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, deklaroi aso kohe Rama.
j.l./ dita
Burimi