Çuçi i kthehet Bardhit: Koha kur ulnit Fazlliç, llumin e mafies sllave në Këshillin e Sigurimit ka ikur
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi është përfshirë në një debat me Gazment Bardhin në Kuvend. Bardhit iu refuzua kërkesa për interpelancë me Ramën, lidhur me Florian Coldea, për të cilin deputeti demokrat kërkonte nga Rama shpjegim se përse ka emëruar këshilltar të jashtëm një ish-agjent sigurimi dhe një person që akuzohet në Rumani për trafik droge.
Çuçi tha se çështjet që ai ka me drejtësinë lidhen me Rumaninë dhe se ai nuk është më këshilltar i Ramës.
Nga ana tjetër, Çuçi i tha Bardhit se ka ikur koha kur Fazlliç, llumi i mafes sllave ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka ikur.
“Mbani rendin e seancës. Nuk mundet asnjë deputet, as më tepër kreu i grupit të flasë me atë gjuhë dhe ti drejtohet kryetares së kuvendit, duke ngritur gishtin dhe duke ju akuzuar me një fjalor që nuk është etik. Kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, me një shkolle politike të vjetër. Koha kur Fazllic ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marrë nga llumi i mafies sllave dhe ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka kaluar. Personi që kërkuar interpelancë është ish zyrtar i shërbimeve inteligjente që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar në Rumani. Rama e ka marrë në një moment kur nuk kishte më pozicion, nëse akuzohet në vendin e tij për vepra të ndryshme është çështje e Rumanisë, kur kryeministri informohet e ka larguar dhe nuk e ka më“, tha Çuçi.
j.l./ dita
Burimi