Caktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të EURO 2024, datat dhe stadiumet ku përballen

Caktohen dy çiftet gjysmëfinaliste të EURO 2024, datat dhe stadiumet ku përballen

Euro 2024 ka mbyllur katër ndeshjet çerekfinale, nga të cilat janë mësuar edhe ekipet për në fazën e radhës.
Në gjysmëfinale do përballen Spanjë – Francë dhe Holandë – Angli.
Euro 2024, faza gjysmëfinale:
E martë, 09 korrik 2024
21:00 Munich/ Spanjë – Francë
E mërkurë, 10 korrik 2024
21:00 Dortmund/ Holandë – Angli
Spanja kaloi Gjermaninë, teksa Franca mundi Portugalinë, me të dyja ndeshjet e së premtes që shkuan me 120 minuta lojë dhe penallti.
Këtë të shtunë Anglia kaloi Zvicrën pas penalltive, teksa Holanda përmbysi 2-1 Turqinë, me golin e dytë venimtar në pjesën e dytë.
 
j.l./ dita
Burimi