Aksident në Gjirin e Lalzit, makinat bëhen copash, humb jetën 16-vjeçari

Aksident në Gjirin e Lalzit, makinat bëhen copash, humb jetën 16-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë shkatërruar totalisht.
Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas informacioneve policore automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Erseld Kamberi, 20 vjeç.
Alban Hasrama 16-vjeç, pasagjer në makinën e 20-vjeçarit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Erseld Kamberi, është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
 
j.l./ dita
Burimi